Një nga gjërat më interesante rreth meje është që kam mbaruar Inxhinieri Kimike, por nuk kam punuar kurrë në këtë fushë.

Shkrimi ka qenë gjithmonë një pasion i imi.

Pak pas periudhës së Covid-it, gjeta një punë si Content Writer në një agjenci në Tiranë dhe që nga ajo kohë kam provuar çdo model pune: në zyrë, formatin hibrid, remote… dhe tani jam e vetëpunësuar.

Më pëlqen kjo formë pune sepse më jep fleksibilitet për ta organizuar kohën si dua dhe për të bashkëpunuar me klientë të ndryshëm, ndërkohë që punoj edhe për brandin tim.

Si freelancer, kam mësuar ta menaxhoj punën time në mënyrë të pavarur, të bashkëpunoj me klientë nga fusha të ndryshme dhe të ndërtoj projekte nga e para, hap pas hapi. Kjo më ka ndihmuar jo vetëm të rritem profesionalisht, por edhe të kuptoj realisht çfarë funksionon dhe çfarë jo në botën e content writing.

Sot, përveçse punoj si shkrimtare përmbajtjeje, jam e angazhuar edhe në trajnime praktike për content writing dhe freelancing, ku ndaj përvojën time reale me persona që duan të punojnë online, të krijojnë fleksibilitet dhe të ndërtojnë diçka të tyrën.

Nuk besoj në teori abstrakte dhe në qasjen “bëhu i pasur brenda natës”, por në punë të vazhdueshme, praktikë, dhe dëshirë për t’u rritur. Pikërisht këtë qasje mundohem ta sjell në çdo projekt, bashkëpunim apo trajnim që krijoj.

Scroll to top